
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
• Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip vidë
të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve
në tokëzim dhe kontaktorë.
• Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja
instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
• Kjo pajisje është në përputhje me direktivat
E.E.C.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
• Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë. Mund të
çlirohet ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose
kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose
për të mbajtur sende.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes. Përdorimi
i përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM! Rrezik dëmtimi i
pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen
e emalimit:
– mos vendosni enë furre ose objekte të
tjera drejtpërdrejt në fundin e pajisjes.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e
nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon
në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla
që mund të jenë të përhershme.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk
duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull për ngrohje dhome.
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. derë) sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në
punë. Mund të akumulohet nxehtësi dhe
lagështirë pas një paneli të mbyllur mobilieje
dhe mund të shkaktojë si rrjedhim dëme në
pajisje, njësinë brenda së cilës ndodhet apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies
derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht pas
përdorimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik
plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik
që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja.
Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka) me
asnjë lloj detergjenti.
4
Приклучете се во разговорот за овој производ
Тука можете да го споделите вашето мислење за Zanussi ZOB20302XU Рерна. Ако имате прашања, најпрво прочитајте го прирачникот. Можете да побарате прирачник ако го употребите нашиот прирачник за контакт.